Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Omicroni kthen masat në Spanjë

Spanja me mesatare të lartë të vaksinimit dhe masat e duhura, është duke u përballur me ngritje të madhe të rasteve që kanë vështirësuar festat e fundvitit. Katalonja është bërë rajoni i parë spanjoll që ka ashpërsuar masat, duke lënë anash festat.

Ora policore, kufizimi i tubimeve deri në dhjetë persona, mbyllja e klubeve të natës dhe kufizimi i kapaciteteve të restoranteve, janë vetëm disa prej masave që rajoni i Katalonjës ka marrë në ditët e fundit. Masat kanë hyrë në kufi gjatë natës së Kërshëndellave dhe do të zgjasin së paku 15 ditë. Një në katër pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Spanjë ndodhet në Katalonjë. Shteti spanjoll po shpresonte për festa më të qeta të fundvitit pasi 80 për qind e popullsisë është vaksinuar, ndërsa maskat janë përdorur shumë nga spanjollët.

Mirëpo, situatën e ka vështirësuar përhapja e variantit Omicron që ka vënë në presion spitalet spanjolle. Brenda 14 ditësh, Spanja i është kthyer zonës alarmante me 600 raste në 100 mijë banorë, ndërsa 5 për qind e këtyre rasteve janë me variantin Omicron të koronavirusit.