Ahengje deri në orët e vona nëpër klubet e natës. Krah për krah në ulëset e kinemasë. Dalja pa maskë, sidomos në Evropë dhe në Amerikën Veriore: Hap pas hapi, shumë shtete kanë nisur të lehtësojnë masat kundër COVID-19 me shpresën se vala e Omicronit ka kaluar pikun
Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë ka bërë të ditur që së shpejti kontinenti mund të hyjë në një periudhë të pandemisë që mund të cilësohet si “armëpushim”.
Shefi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, i ka përmendur shkallën e lartë të vaksinimit, përfundimin e dimrit dhe natyrën më të lehtë të variantit ngjitës Omicron.
Teksa fliste me gazetarët, ai ka treguar se kjo periudhë duhet parë si “armëpushim” që mund të na sjellë paqe të qëndrueshme.
Kjo vjen si rrjedhojë e asaj që një numër vendesh evropiane u kanë dhënë fund kufizimeve të COVID-19.
Kluge ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në Evropë janë konfirmuar 12 milionë raste të reja, mirëpo ka thënë se numri i të hospitalizuarve në valën e Omicronit është dukshëm më i ulët sesa me variantet e mëparshme të koronavirusit.
Edhe
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
Danimarka me fillimin e kësaj jave u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që hoqi të gjitha rregullat, përfshirë mbajtjen e maskave.
Teksa rastet janë ende relativisht të larta atje, autoritetet thonë se virusi nuk kualifikohet më si një "kërcënim kritik" pasi shkalla e lartë e vaksinimit ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda, pavarësisht përhapjes së shpejtë të Omicronit.
Edhe shteti i Norvegjisë po ashtu ka njoftuar se do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet e saj të brendshme më 9 shkurt.
Zyrtarët atje u zotuan të qëndrojnë "vigjilentë" kundër virusit, me disa udhëzime të mbetura në vend, të tilla si qëndrimi në shtëpi nëse keni simptoma COVID-19. Njerëzve të pavaksinuar u kërkohet të shmangin turmat, ndërkaq disa kufizime të hyrjes në kufi janë ende në fuqi.
Ngjashëm, Spanja nga e premtja ka liruar masat për mbrojtje nga koronavirusi, duke hequr kufizimin e personave brenda kafeneve dhe restoranteve.
Shteti spanjoll nuk do të kërkojë certifikatën e vaksinave nëpër lokale, teksa ka hequr edhe kufizimin prej dhjetë personave nëpër tubimet private. Mirëpo, bizneset e jetës së natës kanë mbetur të mbyllura.
Në mesataren më të lartë të vaksinimit në Evropë, Qeveria spanjolle ka vendosur që ta trajtojë koronavirusin si sëmundje të zakonshme. Ideja është që vala e ardhshme e COVID-19 të trajtohet si grip. Kjo do të thotë se spitalet do t’u kushtojnë shumë kujdes personave të rrezikuar nga koronavirusi.
Katalonja ishte detyruar të ashpërsonte masat në muajin dhjetor për shkak të përhapjes së madhe të variantit Omicron. Ora policore është hequr më 21 janar.
Edhe
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë
Zyrtarët në rajonin e Katalonjës kanë thënë se ashpërsimi i masave ka pamundësuar përkeqësimin e sistemit shëndetësor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten u kërkoi shteteve evropiane të vazhdojnë me fushatat e tyre të vaksinimit dhe mbikëqyrjen e përhapjes, pavarësisht nga fjalimet e tij për një "armëpushim”.
Sipas saj, kontinenti do të ishte në një pozicion më të mirë edhe me një variant më virulent sesa Omicroni.
Lehtësimi i kufizimeve në të gjithë Evropën pason me vendime të ngjashme në Angli dhe vende të tjera të Britanisë së Madhe në muajin janar.
Ahengje deri në orët e vona nëpër klubet e natës. Krah për krah në ulëset e kinemasë. Dalja pa maskë, sidomos në Evropë dhe në Amerikën Veriore: Hap pas hapi, shumë shtete kanë nisur të lehtësojnë masat kundër COVID-19 me shpresën se vala e Omicronit ka kaluar pikun.
Heqja e hershme e masave, bazuar në numrin e rasteve në ditët e fundit, përfaqëson atë që quhet “pikë kthese” në betejën dyvjeçare kundër pandemisë.
Varianti shumë përhapës i Omicronit ka ngritur rastet në 10 javët e fundit- mbi 90 milionë, shifër që nuk ishte konfirmuar gjatë krejt vitit 2020, përhapjes së parë të koronavirusit.
Mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë kësaj jave ka bërë të ditur se disa shtete mund të heqin masat nëse kanë shifër të lartë të të vaksinuarve, nëse kanë sistemet e forta shëndetësore dhe trendi epidemiologjik po shkon në drejtimin e duhur.
Edhe
“Si minj të mbyllur në kafaz” - Kriza e mbipopullimit të burgjeve në Evropë
Në javët e fundit, Evropa ishte më e izoluara ashtu si Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Britani numri i rasteve u rrit ndjeshëm, por tani janë ulur shumë shpejt.
Në Shtetet e Bashkuara, liderët lokalë kanë nisur të veprojnë. Qyteti i Denverit bëri të ditur planet për t’i dhënë fund mbajtjes së maskës në hapësirat publike, por ato mund të barten nëpër shkolla dhe transport publik.