Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Urdhrat e evakuimit të Izraelit kanë zhvendosur 90% të banorëve të Gazës

Gaza

Urdhrat e njëpasnjëshme të evakuimit të Izraelit në Gaza, përfshirë 12 vetëm në gusht, kanë zhvendosur 90% të 2.1 milionë banorëve të vendit që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, ka bërë të ditur Organizata e Kombeve të Bashkura (OKB). 

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka njoftuar se në Gaza edhe virusi i poliomielitit është shfaqur për herë të parë në 25 vjet për shkak të shkatërrimit të spitaleve, infrastrukturës dhe kushteve të dobëta të jetesës, raporton Associated Press.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, thotë se ajo dhe Presidenti Joe Biden po punojnë për t’i dhënë fund luftës. 

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu  ka njoftuar se një delegacion nga vendi ka mbërritur në Kajro për të rifilluar përpjekjet për një marrëveshje armëpushimi. Bisedimet po ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari. Një pengesë e madhe që u shkaktua gjatë bisedimeve ishte kërkesa e Izraelit për kontroll të qëndrueshëm mbi dy korridoret strategjike në Gaza.

Lufta filloi më 7 tetor, kur Hamasi dhe militantë të tjerë sulmuan Izraelin, vranë rreth 1200 njerëz – kryesisht civilë – dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Rreth 110 pengje janë ende brenda Gazës, një e treta e të cilëve besohet të jenë të vdekur. Ofensiva izraelite e nisur si përgjigje ka vrarë mbi 40 mijë palestinezë në Gaza, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë, e cila nuk raporton se sa ishin militantë apo civilë.