Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Mbi 400 mijë të zhvendosur në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se mbi 400 mijë persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës.

Sipas OKB-së deri më tani 23 punonjës humanitarë janë vrarë që kur Izraeli ka nisur bombardimet hakmarrëse ndaj sulmit të militantëve të Hamasit në Izrael, që ndodhi fundjavën e kaluar.

OKB-ja i ka kërkuar afër 294 milionë dollarë për t’i ndihmuar rreth 1.3 milionë civilë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, kryesisht për ndihma ushqimore, pasi furnizimi me ushqim thuhet se po mbaron.

“Zhvendosja masive po vazhdon. Në Rripin e Gazës, numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur për 25 për qind në 24 orët e fundit, duke e tejkaluar shifrën 423.000, dy e treta e të cilëve janë strehuar në shkollat e UNRËA-së”, thuhet në njoftimin e OKB-së. /Reuters

Artikuj të ngjashëm