Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja: Të paktën 17 mijë fëmijë në Gaza janë ndarë nga prindërit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka vlerësuar se të paktën 17 mijë fëmijë në Rripin e Gazës janë ndarë nga prindërit.

Zëdhënësi i UNICEF-it, Jonathan Crickx, ka thënë se fëmijët tashmë janë pajtuar me realitetin e tyre, shkruan TheGuardian.

“Secili prej tyre ka një histori të rëndë të humbjes dhe pikëllimit. Secili është një fëmijë që po pajtohet me një realitet të ri të tmerrshëm. Kjo shifër korrespondon me 1% të popullsisë së përgjithshme të zhvendosur prej 1.7 milionë njerëzve”, tha ai.

Crickx tha se gjurmimi se çfarë ka ndodhur me prindërit e fëmijëve është jashtëzakonisht i vështirë pasi sipas tij, ndonjëherë fëmijët sillen në spital dhe nuk janë në gjendje të thonë as emrat e tyre për shkak të lëndimeve dhe tronditjes.


UNICEF: Mbi 1 milion fëmijë në Gaza kanë nevojë për mbështetje për shëndet mendor

Edhe OKB: Mbi 20.000 fëmijë në Gazë kanë mbetur me aftësi të kufizuara Botë OKB: Mbi 20.000 fëmijë në Gazë kanë mbetur me aftësi të kufizuara

Zëdhënësi i UNICEF-it, Jonathan Crickx, ka thënë se shëndeti mendor i fëmijëve në Gaza po preket rëndë nga lufta.

Crickx ka thënë se fëmijët po paraqesin nivele jashtëzakonisht të larta të ankthit dhe panik sa herë dëgjojnë bombardimet, shkruan TheGuardian.

"Ata paraqesin simptoma si nivele jashtëzakonisht të larta të ankthit të vazhdueshëm, humbje oreksi, nuk mund të flenë, kanë shpërthime emocionale ose panik sa herë që dëgjojnë bombardimet," tha ai.

Para shpërthimit të konfliktit, UNICEF vlerësoi se më shumë se 500,000 fëmijë në Rripin e Gazës kishin nevojë për trajtim të shëndetit mendor dhe mbështetje psiko-sociale. Crickx tani vlerëson se të gjithë fëmijët në Gaza kanë nevojë për trajtime të tilla.

“Fëmijët nuk kanë asnjë lidhje me këtë konflikt. Megjithatë, ata po vuajnë siç nuk duhet të vuajë asnjë fëmijë. Asnjë fëmijë nuk duhet të ekspozohet kurrë ndaj nivelit të dhunës së parë më 7 tetor – ose nivelit të dhunës që ne kemi parë që atëherë”, tha Crickx.

Edhe Deri në 51,000 fëmijë të pashoqëruar në Gaza Botë Deri në 51,000 fëmijë të pashoqëruar në Gaza

Tutje, ai bëri thirrje për një armëpushim në mënyrë që UNICEF të mund të kryejë një numërim të duhur të fëmijëve që janë të pashoqëruar ose të ndarë nga prindërit, të gjurmojë të afërmit dhe të ofrojë mbështetje për shëndetin mendor.