Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të premten një rezolutë që i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të rishqyrtojë kërkesën e Palestinës për t'u bërë anëtari i 194-të i Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të këshillit të mbështetur gjerësisht më 18 prill që do të hapte rrugën për anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara për Palestinën, një qëllim që palestinezët e kanë synuar prej kohësh.
Zëvendësambasadori i SHBA Robert Wood e bëri të qartë të enjten se Administrata e Bidenit është kundër rezolutës së Asamblesë.
Sipas Kartës së OKB-së, anëtarët e mundshëm të Kombeve të Bashkuara duhet të jenë "paqedashës" dhe Këshilli i Sigurimit duhet të rekomandojë pranimin e tyre në Asamblenë e Përgjithshme për miratim përfundimtar.
Zyrtarë shtetërorë izraelitë patën thënë se planet për njohjen e Palestinës përbëjnë një çmim për terrorizmin, që do t’i reduktonin shanset për zgjidhje të negociuar të luftës në Gaza.
Që nga viti 1988, 139 nga 193 shtetet anëtar të OKB-së e kanë njohur shtetësinë palestineze.
-
OKB-ja pritet ta votojë rezolutën që i jep “të drejta dhe privilegje” të reja Palestinës
-
Këshilli i Sigurimit do të votojë të premten për anëtarësimin e Palestinës në OKB
-
Sanchez: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
-
OKB-ja kërkon me rezolutë që Izraeli t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze
-
SHBA-ja i vë veton kërkesës palestineze për anëtarësim të plotë