Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të gjitha palët kanë shkelur të drejtat e njeriut në Etiopi. Madje, në disa raste janë kryer edhe krime kundër njerëzimit, thuhet në raportin e OKB-së.
Është faktuar se si në konfliktin e forcave të armatosura të Etiopisë dhe rebelëve në Tigrej janë kryer ekzekutime, tortura, dhunime dhe sulme kundër refugjatëve. Në raportin e përbashkët të Komisionit Etiopian të të Drejtave të Njeriut dhe Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut thuhet se ka edhe dëshmi për krime lufte.
Në shtetin aziatik lufta ka shpërthyer më 4 nëntor të vitit të kaluar.
Gjithçka nisi kur kryeministri Abij urdhëroi një ofensivë kundër forcave rajonale të Tigrejt. Rebelët thuhet se tashmë janë nisur në drejtim të kryeqytetit, duke detyruar Qeverinë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
-
OKB-ja adreson konfliktin në Etiopi, mbi 400,000 njerëz të prekur nga uria
-
OKB: Në Etiopi, mund të jenë kryer krime lufte
-
Amnesty International: Dhjetëra persona janë masakruar në Etiopi
-
Lufta më brutale buzë shpërthimit
-
Një shtatzënë në mesin e dhjetëra të masakruarve nga trupat qeveritare të Etiopisë