Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një shtatzënë në mesin e dhjetëra të masakruarve nga trupat qeveritare të Etiopisë

Të paktën 45 civilë janë vrarë në bastisjet derë më derë nga trupat e Etiopisë muajin e kaluar në qytetin verior, Merawi, ka thënë mbikëqyrësi i të drejtave të njeriut.

Dëshmitarët i kanë thënë BBC-së se një grua shtatzënë ishte në mesin e të vrarëve.

Ajo më vonë vdiq në spital, sipas mjekëve.

Qeveria e Etiopisë nuk ka komentuar mbi vrasjet. SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë thirrje për hetim të pavarur.

Është një nga episodet më të rënda të dhunës në rajonin Amhara që nga gushti i kaluar, kur grupi militant lokal Fano filloi rebelimin kundër planeve të qeverisë për ta çarmatosur.

Edhe “Më mirë të më kishin vrarë” - Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave Botë “Më mirë të më kishin vrarë” - Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave

Para gushtit, Fano ishte aleat i trupave të Etiopisë që luftonin armikun e përbashkët – rebelët TPLF në rajonin fqinj Tigray.

Një marrëveshje paqeje tani është arritur në Tigray.

Fano nuk do që forcat e tij të shpërbëhen sepse frikësohet se do t’i lë të ekspozuar ndaj sulmeve nga rajonet fqinje.

Banorët e Merawis kanë përshkruar orë të tëra luftimesh të ashpra më 29 janar mes ushtrisë dhe luftëtarëve Fano, ndjekur nga bastisjet shtëpi më shtëpi nga zyrtarët me uniforma të sigurisë së Etiopisë.

“Pashë trupa të shtrirë nëpër rrugë”

Dëshmitarë të shumtë kanë folur për BBC-në në kushte anonimiteti.

“Ata hynë në shtëpinë e vëllait tim... Ata i nxorën atë dhe 12 të tjerë jashtë në rrugë dhe i qëlluan”, ka thënë njëri.

Edhe Lufta më brutale buzë shpërthimit Botë Lufta më brutale buzë shpërthimit

“Ushtarët po na kërcënonin dhe akuzonin se po strehojmë trupa të Fanos dhe se po u jepnim ushqim”, ka thënë një tjetër.

Shumica e të vrarëve ishin djem të rinj, sipas dëshmitarëve.

Një nga dëshmitë më shqetësuese erdhi nga një punonjës mjekësor, i cili konfirmoi se “një grua shtatzënë ishte në mesin e të qëlluarve. Ajo vdiq pasi arriti në spital”.

Një burrë që ia doli të fshihej gjatë bastisjeve dhe iku, përshkroi situatën.

“Kur dola ditën tjetër, pashë trupa të shtrirë nëpër rrugë”.

Detajet dolën në ditët e fundit pasi ndërprerja e internetit prej muajsh kishte penguar komunikimin.

Edhe Shkon në 232 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Etiopi Botë Shkon në 232 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Etiopi

45 të vrarët nga dora e trupave qeveritare janë identifikuar, ka thënë Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Etiopi, “megjithatë, mund të pretendohet se numri i viktimave është edhe më i lartë”.

Deputetët javën e kaluar kanë votuar për zgjatjen e gjendjen emergjente që aktualisht është në fuqi në Amhara – rajoni i dytë më i populluar i vendit – për katër muaj të tjerë.