Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein akuzoi sot grupin xhihadist të Shtetit Islamik për vrasjen e 163 personave, të cilët, më 1 qershor, kanë kërkuar të largohen nga qytetit irakian i Mosulit.
“Dje, personeli im më ka informuar se trupat e burrave, grave dhe fëmijëve irakianë të vrarë ndodhen akoma në rrugët e lagjes al-Shira në perëndim të Mosulit, pasi 163 persona janë vrarë nga lufttarët e grupit të Shtetit Islamik për t’i penguar të largoheshin”, deklaroi ai para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, transmeton atsh.
“Brutaliteti i grupit të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste nuk njeh asnjë limit”, shtoi ai.
Mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar antixhihadist drejtuar nga SHBA-ja, forcat irakiane kanë ndërmarrë që prej muajit tetor një ofensivë të gjerë për eliminimin e Shtetit Islamik nga Mosuli.
-
OKB: IS-i vrau mbi 230 civilë që iknin nga Mosuli
-
ISIS-i sulmon stacionin policor në Irak, vriten 13 policë
-
OKB e shqetësuar nga përshkallëzimi i dhunës në veriperëndim të Sirisë
-
12 të vrarë në kampin e kontrolluar nga forcat siriane kurde
-
ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Irak që la 32 të vdekur