SHBA-ja e ka paralajmëruar Izraelin se do t'i ofronte fitore strategjike Hamasit, nëse vazhdon me planin për pushtim të plotë të Rafahut.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se sulmi i plotë mbi Rafahun nga Izraeli, vetëm do ta forcojë Hamasin në tavolinën e bisedimeve, raporton The Guardian.
“Pikëpamja jonë është se çfarëdo operacioni tokësor në Rafah në fakt do t’i fuqizonte 'duart e Hamasit në tavolinën e negacioatave, jo të Izraelit'”, është shprehur Kirby.
Deklarata e tij vjen pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se do të ndalte furnizimin e Izraelit me armë, nëse shteti vazhdon me planin e tij për ofensivë të plotë në qytetin ku janë të strehuar më shumë se 1 milion civilë.
Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet që të premten ta miratojë një rezolutë që i garanton “të drejta dhe privilegje” të reja Palestinës, dhe t’i bëjë thirrje Këshillit të Sigurimit që të shqyrtojë kërkesën e saj për t’u bërë anëtari i 194-të i OKB-së.
Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të mbështetur gjerësisht më 18 prill që do të hapte rrugën për anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara për Palestinën, një qëllim që palestinezët e kanë synuar prej kohësh dhe Izraeli ka punuar për ta parandaluar.
LEXO EDHE: