Më e keqja lidhur me pandeminë COVID-19, në aspektin e vdekshmërisë dhe hospitalizimeve, ka kaluar në shumë vende, ka vlerësuar drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Emergjenca.
Mike Ryan ka thënë për transmetuesin irlandez RTE se shumë vende kanë bërë “punë të mirë”, duke i vaksinuar shtresat e qytetarëve më të rrezikuar nga koronavirusi.
Në këtë aspekt, ai ka thënë se ndikimit më të rëndë të pandemisë mbase po i vjen fundit në shumë shtet.
Porse ka specifikuar se i tillë nuk është ende rasti në një numër të konsiderueshëm vendesh përreth botës.
Ryan ka shtuar se ka të ngjarë se virusi mund të evoluojë në formën që vaksinat më nuk mund të ofrojnë mbrojtje.
Artikuj të ngjashëm
-
OBSH-ja paralajmëron se pandemia po përfundon, por “virusit s’do t’i vijë fundi kurrë”
-
OBSH: Joreale të mendohet se pandemia do të përfundojë në fund të vitit
-
OBSH: Afro 10 mijë persona vdiqën nga COVID-19 muajin e kaluar nëpër botë
-
OBSH-ja alarmon botën: Përgatituni për një sëmundje më vdekjeprurëse se COVID-i
-
OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm