Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja thotë se ka tejkaluar parashikimin për vaksinim të fëmijëve në Gaza

Vaksinimi kundër poliomelitit

Vaksinimi kundër poliomelitit

Foto: Associated Press

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se vaksinat kundër poliomielitit për fëmijët në Gazën qendrore kanë "tejkaluar objektivin" në dy ditët e para të fushatës së saj të imunizimit. 

Dr Rik Peeperkorn, përfaqësues i agjencisë së OKB-së në territoret palestineze, ka thënë se të paktën 161 mijë fëmijë nën moshën 10 vjeç u vaksinuan të dielën dhe të hënën, duke tejkaluar parashikimin prej mbi 156 mijë fëmijë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një sërë pauzash të lokalizuara në luftime, për të lejuar punonjësit e shëndetësisë të administrojnë vaksinat, pasi rasti i parë i konfirmuar i poliomielitit në Gaza në 25 vjet la një fëmijë 10 muajsh të paralizuar pjesërisht muajin e kaluar. 

Pauzat në luftime do të hyjnë në fuqi midis orës 06:00 dhe 15:00 me orën lokale, në tri faza të veçanta, në pjesët qendrore, jugore dhe veriore të Gazës. 

Dr Peeperkorn ka thënë se disa fëmijë besohet se jetojnë jashtë zonës së rënë dakord për pauzat dhe se negociatat po vazhdojnë për të lejuar punonjësit e shëndetësisë që t'i arrijnë edhe ata. 

Qëllimi i OKB-së është që të vaksinohen gjithsej 640,000 fëmijë.