Më shumë se 90,000 fëmijë nën moshën 10 vjeç kanë marrë vaksinën kundër poliomielitit në Gaza, ka bërë të ditur agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa).
Izraeli dhe Hamasi patën rënë dakord për një sërë pauzash të lokalizuara në luftime, në mënyrë që punonjësit e shëndetësisë të arrijnë t’i administrojnë vaksinat, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVaksinimi filloi pasi rasti i parë i konfirmuar i poliomielitit në Gaza në 25 vjet ka lënë të paralizuar pjesërisht një fëmijë 10 muajsh në gusht.
Rundi i dytë i fushatës së madhe të poliomielitit filloi të hënën, por një strehë e kthyer në shkollë në Gazën qendrore, që synohej të përdorej për administrimin e vaksinave, u godit nga një sulm ajror izraelit, duke lënë të vdekur 22 njerëz.
"Ne nuk mund të vaksinojmë fëmijët nën një qiell plot bomba. Të gjitha palët në konflikt duhet të respektojnë pauzat humanitare të dakorduara për të lejuar përhapjen e kësaj fushate”, thuhet në një deklaratë të Unrwa-s në X.