Kryetari i Programit Botëror të Ushqimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, David Beasley, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të rihapë portet në Ukrainë për të parandaluar vdekjen nga uria të fëmijëve mbarë botën.
Kriza për ushqimin ka qenë një çështje kryesore në Forumin Botëror Ekonomik të mbajtur në Zvicër, ndërsa Beasley është një nga zërat kryesorë që bën thirrje për veprim.
Para luftës, furnizimet me grurë nga Rusia dhe Ukraina përbënin pothuajse 30 për qind të tregtisë globale, ndërsa Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit dhe eksportuesi i pestë më i madh i grurit, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.
Beasley ka njoftuar se 325 milionë njerëz në mbarë botën po përballen me urinë.
“Bota po përballet me një krizë të sigurisë ushqimore. Nëse ne po luftojmë tani për të ushqyer 7.7 miliardë, çfarë do të ndodhë kur të kemi 10, 12, 13 miliardë? Kjo është në krye të ndikimit klimatik. Do të ketë jehonë në mbarë botën”, shtoi ai.
-
Bllokimi i porteve nga Rusia, OKB-ja paralajmëron se miliona njerëz në botë do të vdesin
-
OKB-ja i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit me Ukrainën
-
Rreziku global për ushqim
-
Qindra miliona njerëz rrezikohen nga bllokimi rus i grurit
-
Zelensky kërkon që Rusia të përjashtohet nga një tjetër organizatë e OKB-së