Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Ushqimit dhe Agrokulturës e Kombeve të Bashkuara (FAO).
Zelensky e ka bërë këtë kërkesë për shkak të ndikimit të luftës që Rusia po zhvillon në Ukrainë, në ushqimin për mbarë botën, raportoi CNN-i të enjten.
“Nuk mund të bëhet fjalë për vazhdimin e anëtarësimit të Rusisë në FAO – Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara”, tha Zelensky gjatë një fjalimi të enjten në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
“Pse duhet të jetë Rusia atje nëse po punon për urinë e të paktën 400 milionë njerëzve”, ka pyetur Zelensky.
Lufta në Ukrainë mund ta rrisë numrin e "njerëzve me pasiguri ushqimore" në mbarë botën në një total prej 323 milionë, sipas parashikimeve të reja nga një raport i përbashkët nga FAO dhe Programi Botëror i Ushqimit.
Edhe
Qindra miliona njerëz rrezikohen nga bllokimi rus i grurit
Më herët, Rusia ishte përjashtuar nga dy organizata të OKB-së, po për shkak të luftës.