Shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim, David Beasley, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t’i rihapë portet e Detit të Zi.
Beasley ka thënë për CNN të premten se miliona njerëz në botë rrezikojnë të vdesin nga mungesa e ushqimit dhe gjërave të tjera elementare.
“Miliona njerëz do të vdesin në mbarë botë sepse kjo porte po mbahen të bllokuara”, ka thënë Beasley.
I pyetur se çfarë do t'i thoshte drejtpërdrejt Putinit, zyrtari i OKB-së tha: "Nëse keni ndonjë zemër për pjesën tjetër të botës, pavarësisht se si ndiheni për Ukrainën, ju duhet t'i hapni ato porte".
Ukraina është një eksportues jetik i drithërave, si gruri, misri dhe elbi, si dhe vajrat e lulediellit. Por pjesa më e madhe e të korrave të saj është bllokuar sepse porti i Odesës dhe portet fqinje po bllokohen nga rusët.
Beasley ka thënë se portet duhet të jenë funksionale brenda 60 ditëve ose ekonomia e Ukrainës - e cila dominohet nga bujqësia do të shkatërrohet.
Edhe
OBSH-ja fton Putinin t’i rihapë portet e Ukrainës për të parandaluar krizën ushqimore
“Nëse nuk zgjidhet dhe nuk hapet kjo çështje e portit, ekonomia e Ukrainës shembet plotësisht. Ajo bëhet pa dalje në det si Moldavia. Portet janë kritike”, ka thënë ai.
Në vitin 2021, produktet bujqësore përbënin 41% të eksporteve totale të Ukrainës.