Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nuk u pa për gjashtë vjet jashtë shtëpisë, italiania dyshohet se u vra nga i biri për pension

Italiani 61-vjeçar, Bernardo Rossi, është arrestuar nën dyshimin se e ka vrarë nënën e tij, Helga Maria Engbarth, e cila është gjetur e vdekur në banesën e aj në Verona të Italisë, raportoi të dielën “Italy 24 News”.

Siç raportohet, vrasja mund të ketë ndodhur qysh gjashtë vjet më parë, teksa i dyshuari për vrasje akuzohet edhe për mashtrim dhe fshehje të trupit.

Prej disa kohësh, policia lokale po përpiqej të vihej në kontakt me gruan, pasi janë njoftuar se për disa kohë e moshuara nuk është parë jashtë banesës së saj.

Sipas policisë, e vetmja lëvizje që lidhej me 86-vjeçaren tashmë të ndjerë, ishte marrja e pensionit në mënyrë të rregullt nga i biri.

Banesa e të dyshuarit tashmë është sekuestruar. 61-vjeçari do të dëgjohet nga hetuesit gjatë ditëve në vijim.