Policia italiane beson se trupi i burrit i gjetur nga vrapues në një zonë të braktisur në rajonin Abruzzo një vit më parë ishte lënë aty nga djemtë e tij të cilët vazhdojnë ta marrin pensionin e tij.
Trupi i Bruno Delnegro, i cili vdiq nga shkaqe natyrore, u gjet nga dy kanadezë korrikun e kaluar në një shpellë .
81-vjeçari besohet se kishte vdekur ditë më përpara. Por, në vend se ta raportonin vdekjen e tij, djemtë Benito, Domenico dhe Salvatore si dhe e dashura e një prej tyre dyshohet se e kishin çuar trupin në vendin e braktisur me qëllimin që ta linin aty ndërsa merrnin pensionin mujor të tij prej 3,000 eurosh, raportoi Guardian.
Policia fillimisht nuk mundi ta përcaktonte identitetin e tij prandaj ishte varrosur në një vend me mbishkrimin “i panjohur”. E vetmja e dhënë ishte një implant proteze që u gjet gjatë autopsisë dhe ajo i dha policisë ndihmë.
Pasi e identifikuan, ata vërtetuan se trupin e kishin transportuar djemtë e tij.
-
Nuk u pa për gjashtë vjet jashtë shtëpisë, italiania dyshohet se u vra nga i biri për pension
-
Gjendet i vdekur një burrë në Dragash
-
Italiani vishet dhe grimohet si nëna e tij e vdekur për t’ia marrë pensionin
-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Malishevë, i biri e gjeti të rrëzuar
-
SHBA - Burri zbulon në intervistë televizive se vrau e varrosi prindërit e tij