Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nobeli për Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve

Shkencëtarët Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi e kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë për 2021.

Komiteti i Nobelit njoftoi të martën se shkencëtarëve u është ndarë çmimi për “kontributet e tyre në të kuptuarit tonë të sistemeve komplekse fizike”.

Komiteti ka thënë se shkencëtarët Manabe dhe Hasselmann “vendosën bazat e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të”.

Ndërsa puna studimore e shkencëtarit Parisi bëri të mundur “kuptimin dhe përshkrimin e shumë fenomeneve që gjejnë zbatim jo vetëm në fizikë, por edhe në fusha tjera siç është matematika, biologjia, neuroshkenca dhe inteligjenca artificiale”.

Çmimet për Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim.

Edhe Çmimi Nobel për Kimi u ndahet tre shkencëtarëve për punën në strukturat organike metalike Botë Çmimi Nobel për Kimi u ndahet tre shkencëtarëve për punën në strukturat organike metalike

Fituesit do të ndajnë shpërblimin prej rreth 1.1 milionë dollarë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel themeloi çmimet në testamentin e tij, të shkruar një vit para vdekjes së tij më 1896.