Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi, banorët e Stambollit filluan të shpërngulen në provincat Kirklareli dhe Erdirne, të cilat konsiderohen të jenë më pak të rrezikuara nga tërmetet shkatërruese.
E gjithë Turqia është në frikë, sidomos qytetarët e Stambollit, sepse në qytet mund të ketë tërmete. Siç shkruan gazeta Hurriyet, janë propozuar zgjidhje të shumta për të mbrojtur qytetin, ku jetojnë 16 milionë banorë, nga tërmetet.
Ka një interes të madh për të migruar në krahinat fqinje, të cilat janë theksuar si të sigurta në hartën e tërmeteve. Përfaqësuesi i agjencive imobiliare në ato provinca, Umit Ikizlerli, ka thënë se një numër i madh blerësish vijnë nga Stambolli në fundjavë. Sipas tij, numri i klientëve është rritur për tetë herë.
Ai theksoi se blerësit e konsiderojnë vendndodhjen si avantazhin më të madh dhe se posaçërisht janë në kërkim të shtëpive të vogla.
Numri i personave që janë larguar nga Stambolli në 10 ditët e fundit është më i larti në 20 vjetët e fundit.
Edhe
Tërmet në Stamboll
Pritet që numri i shpërnguljeve të vazhdojë të rritet.
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë në fillim të shkurtit lanë mijëra të vdekur.