Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Banorët e Stambollit kanë frikë se do t’u shemben shtëpitë pas paralajmërimeve për tërmet

Plasaritja në murin e dhomës së gjumit të Mesut Muttaliboglut është aq e gjerë sa ai mund të vendosë një çelës veture në të. Mjafton ta prekë me dorë dhe një copë e madhe e murin mund lehtazi të përplaset në tokë. Kjo është arsyeja pse ai dhe familja e tij po largohen nga banesa ku kanë jetuar për 15 vjetët e fundit. Ndërtesa ka dështuar në një test sigurie ndaj tërmeteve. Ka një shans shumë të lartë që një dridhje të sjellë rrëzimin e gjithë këtij blloku në tokë.

Në Stamboll frika po rritet.

Dy tërmetet e fuqishme në jug të Turqisë që morën pothuajse 50,000 jetë njerëzish kanë sjellë një urgjencë të re në qytetin e saj më të madh. Shtëpia e 15 milionë njerëzve, ndodhet në vijën e thyerjes së Anadollit të Veriut, ndërsa ekspertët parashikojnë se do të jetë për shkak të tërmetit të madh që pritet ta prekë para vitit 2030, raportoi BBC-ja.

Rreth 70 për qind e ndërtesave të qytetit u ndërtuan përpara ndryshimeve të rregullave që zbatuan standarde më të rrepta ndërtimi më 1999, dhe kështu konsiderohen potencialisht të pasigurta. Vetëm tre muaj më parë, një studim tha se një tërmet në këtë vend mund të vriste deri në 90,000 njerëz. Tani, gara është në vazhdim për të përgatitur qytetin.

Mesuti e di shkatërrimin që mund të shkaktojë një tërmet. Ai sapo është kthyer nga epiqendra në qytetin jugor të Kahramanmaras, ku humbi të afërmit.

“Ndodhi në orën 04:17, telefonoi një i afërm dhe të gjithë u zgjuam duke bërtitur. Ishte situatë e tmerrshme. Nuk mundëm të shkonim (në Kahramanmaras) për tre ditë për shkak të borës, dhe kur arritëm në rrënoja ishte shumë e vështirë. Nuk mund ta përshkruaj. Shpresoj që Zoti të mos bëjë që dikush tjetër t’i përjetojë këto”.

Edhe Banorët e Stambollit kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit Botë Banorët e Stambollit kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit

Që nga tërmetet në jug, ka pasur më shumë se 100 mijë aplikime të reja në bashkinë e Stambollit për kontrollet e sigurisë së ndërtesave. Qiramarrësit si dhe pronarët tani mund të aplikojnë, por disa ende nuk e bëjnë këtë për shkak të implikimeve financiare.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu, ka premtuar më shumë trajnime për ekipet e shpëtimit dhe përgatitjen e strehimoreve të përkohshme që mund të strehojnë deri në 4.5 milionë njerëz si pasojë e një tërmeti, megjithatë nuk është e mjaftueshme.