Një slloven 67 vjeç është arrestuar nga policia, pasi për vite të tëra fshehu trupin e pajetë të nënës në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj, ka bërë të ditur Policia, përcjell agjencia Beta të hënën.
Ngjarja u zbulua, pasi të afërm të gruas që tash duhej të ishte 97-vjeçare, lajmëruan policinë se nuk po mund ta vizitonin me gjithë insistimin e tyre.
“Në fund, policia gjeti trupin e pajetë të gruas në një banesë në Lubjanë dhe arrestoi të birin. Mendohet se gruaja ka vdekur para disa vjetëve”, ka thënë policia, përcjellin mediat sllovene.
Deri më tash nuk dihet shkaku i vdekjes e as data. Disa media kanë raportuar se gruaja ka vdekur para gjashtë vjetëve, e disa se është parë për herë të fundit më 2011.
I biri i arrestuar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka gënjyer të afërmit se nëna e tij nuk dëshiron ta shohë askënd me sy. Ndërkohë, ai ka falsifikuar firmën e nënës dhe ka vazhduar të marrë pensionin e saj.
-
Italiani vishet dhe grimohet si nëna e tij e vdekur për t’ia marrë pensionin
-
Burri në Suedi dënohet me burgim, fshehu në frigorifer trupin e partneres për t’ia marrë pensionin
-
Nuk u pa për gjashtë vjet jashtë shtëpisë, italiania dyshohet se u vra nga i biri për pension
-
Gruaja futet në burg pasi trupi i nënës i gjendet në frigorifer
-
Krimi monstruoz që u zbulua pas 11 vjetësh në Kroaci