Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burri në Suedi dënohet me burgim, fshehu në frigorifer trupin e partneres për t’ia marrë pensionin

Një gjykatë në Suedi të hënën ka dënuar një norvegjez 57-vjeçar për mashtrim dhe falsifikim të dhënave. Norvegjezi akuzohet se kishte vendosur trupin e pajetë të partneres në frigorifer dhe kishte marrë pensionin e saj, raporton agjencia AP. 57-vjeçarit iu dha dënim me burg prej tri vjet e gjysmë.

Gjykata e Qarkut në Warmland ka thënë se burri, është dënuar për mashtrim të madh dhe falsifikim të dokumenteve ndër të tjera.

Ai i ka treguar hetuesve se kishte vendosur bashkëshorten norvegjeze në frigorifer pasi e kishte gjetur trupin e saj të pajetë në shtëpinë e tyre. Të dy kishin jetuar në Arjang, 340 kilometra në perëndim të Stockholmit.

Gjykata ka thënë se burri kishte ruajtur trupin në frigorifer me ngrirje të thellë ku e mbante edhe ushqimin.

Hetuesit kanë thënë se trupi i gruas u gjet në frigorifer në mars.

Edhe Dy vjet burg burrit që mbajti në frigorifer trupin e shokut Botë Dy vjet burg burrit që mbajti në frigorifer trupin e shokut

Burri i kishte thënë familjes dhe miqve se partnerja e tij është ende gjallë.

Gjykata konstatoi se burri kishte fshehur vdekjen për të marrë pensionin që i takonte asaj nga shteti norvegjez. Prokurorët kanë thënë se ai ka kryer mashtrim sistematik, ku janë përfshirë 116 mijë e 750 euro.