Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka goditur Francën juglindore të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e trafikut dhe duke ndaluar përkohësisht ngjarjet në Festivalin e Filmit në Cannes.
Rreth 160,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pasi ra një linjë tensioni e lartë të shtunën në mëngjes, njoftoi operatori i rrjetit të energjisë elektrike “RTE”. Ndërprerja pasoi disa orë pasi një zjarr në një nënstacion elektrik pranë Cannes gjatë natës kishte dobësuar tashmë rrjetin.
Organizatorët e Festivalit të Filmit konfirmuan se ndërprerja preku aktivitetet e hershme të së shtunës, raportoi AP.
"Të gjitha ngjarjet dhe shfaqjet e planifikuara, përfshirë Ceremoninë e Mbylljes, do të vazhdojnë sipas planit dhe në kushte normale. Në këtë fazë, shkaku i ndërprerjes nuk është identifikuar ende. Përpjekjet për restaurim janë duke u zhvilluar”, thuhej në deklaratën e tyre.
-
Dyshohet sërish për sabotim në Francë, Nice mbetet pa energji elektrike
-
Franca përgatitet për trazira të tjera këtë fundjavë
-
Gati 1.000 të arrestuar të shtunën në Francë pas protestave masive
-
Protesta në tërë Francën, 135 të arrestuar deri në mesditë
-
Franca në gatishmëri të lartë për protestat sot, pas trazirave të javës së kaluar