Një tjetër nxënëse raportohet se është vrarë nga shërbimi i sigurisë së Iranit pasi u rrah në klasën e saj sepse refuzoi të këndonte një këngë pro-regjimit kur shkolla e saj u bastis javën e kaluar, duke nxitur protesta të mëtejme përreth vendit.
Sipas Këshillit Koordinues të Shoqatës së Mësuesve iranianë, 16-vjeçarja Asra Panahi vdiq pasi forcat e sigurisë bastisën shkollën për vajza “Shahed” në Ardabil më 13 tetor dhe i kërkuan një grupi vajzash të këndonin një himn që lavdëronte liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, raportoi The Guardian të martën.
Kur ato refuzuan, forcat e sigurisë rrahën nxënësit, duke bërë që një numër vajzash të dërgoheshin në spital dhe të tjerat të arrestohen. Të premten, raportohet se Panahi vdiq në spital nga lëndimet që mori në shkollë.
Zyrtarët iranianë mohuan se forcat e sigurisë ishin përgjegjëse dhe pas vdekjes së saj që nxiti zemërim, një burrë i identifikuar si xhaxhai i saj doli në televizion duke pretenduar se ajo vdiq nga probleme të zemrës.