Departamenti i Policisë së Los Angelosit dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po hetojnë një nga grabitjet më të mëdha të parave të gatshme në historinë e qytetit, ku 30 milionë euro u vodhën nga një magazinë parash, shkruan CNN.
Grabitja ndodhi një natë para Pashkëve në një objekt në një lagje periferike të San Fernando Valleyt që ruan para nga bizneset në të gjithë rajonin.
Zyra e FBI-së në Los Angelos konfirmoi se po heton “vjedhje të madhe” në San Fernando Valley, por nuk dha detaje të tjera, pasi hetimi është në vazhdim.
Hajdutët thyen kasafortën mesnatën mes 30 dhe 31 marsit. Arritën ta çaktivizonin alarmin. Grabitja u zbulua tek më 1 prill.
Para kësaj, grabitja më e madhe në Los Angeles ndodhi më 12 shtator të vitit 1997. U vodhën 18.9 milionë euro, por përgjegjësit u arrestuan.
-
Hajnat përdorin makinë shpimi për të vjedhur 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani
-
A është kjo grabitja më e madhe e arit në historinë e SHBA-së?
-
FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
-
Vjedhje e rëndë në Kamenicë, i dyshuari thyen kasafortën dhe merr para të gatshme
-
Vidhen 300 euro nga kasaforta e xhamisë në Kamenicë