Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Francë do të paraqitet në gjyq në Marseille pas ekstradimit nga Maroku.
Felix Bingui, i njohur si “Macja” dhe që thuhet se është kreu i klanit Yoda, u arrestua në Casablanca në mars.
Ministri francez i Drejtësisë, Gerald Darmanin, e quajti ekstradimin e tij si “fitore kundër krimit të drogës”, raportoi Guardian.
Klani Yoda u raportua se kishte lidhje direkte me 35 nga 49 vrasjet për drogë më 2023, shumica e të cilave ishin si larje hesapesh me bandën tjetër të quajtur Mafia DZ.
Më 2024, mbi 2,000 të dyshuar u arrestuan për vepra penale që lidhen me drogën, 833 prej të cilëve u futën në paraburgim.
Të paktën 100 policë u lënduan në incidente të lidhura me operacionet kundër drogës dhe mbi 40 milionë euro u sekuestruan.
-
Ish-futbollisti i Shqipërisë arrestohet në Francë
-
Europoli shkatërron rrjetin kriminal që pastronte paratë e kokainës për mafitë italiane
-
Trumpi bën presion për ekstradimin e bosit serb të drogës
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Gjashtë të arrestuar për komplotin për rrëmbimin e trafikantit shqiptar të drogës