Pothuajse 1 mijë myslimanë nga komuniteti rohingya nga Birmania kanë mbërritur me varkë në provincën më veriore të Indonezisë, Aceh në gjashtë ditët e fundit, kanë bërë të ditur zyrtarët e vendit, raporton agjencia “AP”.
Shumica prej tyre u larguan nga kampet e refugjatëve në Bangladesh, ku më shumë se 700 mijë sosh ishin vendosur aty pas një goditjeje nga ushtria e Birmanisë në gusht të vitit 2017. Ata thonë se kampet janë të mbipopulluara dhe duhet të largohen sërish në kërkim të një jete më të mirë.
Forcat e sigurisë së Birmanisë janë akuzuar për përdhunim masiv, vrasje dhe djegie të mijëra shtëpive të komunitetit rohingya. Shumica e refugjatëve janë përpjekur të arrijnë në Malajzi, por shumë prej tyre kanë përfunduar në Indonezi gjatë rrugës.
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
Rreth 250 të zhdukur nga përmbysja e një anije në Oqeanin Indian
-
Të mbijetuarit Rohingya rrëfejnë për abuzimet nga ekuipazhi i anijes
-
Martesat e dhunshme të vajzave të reja
-
Së paku 145 të vdekur në Birmani shkaku i ciklonit Mocha