Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një komision i pavarur do të hetojë sulmet në Capitol më 6 janar

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka thënë se Kongresi do të krijojë një komision të pavarur të jashtëm për të hetuar sulmet në Capitol më 6 janar nga protestuesit pro-Trump, ku humbën jetën pesë persona, raporton BBC.

Në një letër dërguar anëtarëve, ajo ka thënë se komisioni do të modelohet sipas atij që ishte bërë për të hetuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në New York dhe Pentagon.

“Duhet të arrijmë te e vërteta se si ndodhi kjo”, ka thënë Pelosi.

Ish-presidenti Donald Trump është shpallur i pafajshëm nga Seneti për nxitjen e dhunës.