Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një ish-ushtar britanik vritet në luftimet në Severodonetsk

Një ish-ushtar britanik ka vdekur duke luftuar forcat ruse në qytetin ukrainas të Severodonetsk, ka thënë familja e tij.

Jordan Gatley u largua nga ushtria britanike në mars dhe fluturoi për në Ukrainë menjëherë pas kësaj për të ndihmuar në shmangien e forcave ruse dhe për të trajnuar ushtarët ukrainas, shkruan Sky News.

Duke bërë të ditur lajmin në Facebook, babai i tij Dean shkroi: “Dje (10/06/22) morëm lajmin se djali ynë, Jordan, është qëlluar dhe është vrarë në qytetin Severodonetsk të Ukrainës. Ekipi i tij thotë se të gjithë e donin atë, ashtu si ne, dhe ai bëri një ndryshim masiv në jetët e shumë njerëzve, jo vetëm duke luftuar, por edhe duke trajnuar forcat ukrainase. Jordani dhe ekipi i tij ishin aq krenarë për punën që po bënin dhe ai shpesh më thoshte se misionet që po bënin ishin të rrezikshëm, por të nevojshëm. “Ai e donte punën e tij dhe ne jemi shumë krenarë për të. Ai ishte me të vërtetë një hero dhe do të jetë përgjithmonë në zemrat tona”.