Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një i vdekur në Sri-Lankë pasi policia qëlloi me armë për t’i shpërndarë protestuesit

Zemërim i madh ka shpërthyer pas vdekjes së një burri në Sri Lanka i cili u vra kur Policia nisi të qëllojë protestuesit me plumba të vërtetë, duke lënduar gjithashtu edhe 14 të tjerë.

Pamjet e Policisë duke qëlluar në qendër të Rambukkanas janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

Policia ka thënë se kanë përdorur minimumin e forcës që të shpërndajnë protestuesit, por shumë njerëz kanë pyetur se pse janë përdorur plumbat e vërtetë, shkruan BBC.

Incidenti është dënuar nga përfaqësuesi i OKB-së në Sri Lanka gjithashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Kjo ka ardhur pasi në vend po shënohet gjendja më e rëndë ekonomike që prej pavarësimit nga Britania në vitin 1948.

Edhe Përleshje në një burg në Sri Lanka, dhjetëra të vdekur dhe mbi 100 të plagosur Botë Përleshje në një burg në Sri Lanka, dhjetëra të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Dhjetëra-mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë që kur Sri Lankës i mbaruan paratë për importe jetike, gjë që ka parë që çmimet e mallrave thelbësore janë ngritur në qiell dhe kanë shkaktuar mungesa akute të karburantit, ilaçeve dhe energjisë elektrike.