Policët kanë qëlluar për vdekje një burrë që dyshohet se i armatosur me një hark hyri në një shtëpi në Londër.
Policia ka thënë se dikush raportoi se një burrë po tentonte të futej me forcë në një shtëpi dhe se i dyshuari po i kërcënonte ata që ishin brenda shtëpisë, raportoi Guardian.
Hetuesit po hetojnë nëse ka lidhje mes burrit dhe pjesëtarëve që ishin brenda shtëpisë.
Policia ka thënë se oficerët e saj u munduan ta qetësonin, por u kërcënuan deri kur burri u fut brenda.
Në atë moment, sipas Policisë, një polic gjuajti dhe e qëlloi për vdekje të dyshuarin.
Të gjitha të shtënat nga policia që përfundojnë me vdekje hetohen sipas ligjit. Policia lejohet të përdorë forcë për ta mbrojtur veten ose të tjerët, por duhet të jetë në proporcion me kërcënimin.
-
Policia gjermane qëllon për vdekje një burrë që po kërcënonte me thika qytetarët
-
Vritet një 13-vjeçar dhe plagosen disa të tjerë në një sulm me shpatë në Londër
-
SHBA, burri vrapon me shpatë në dorë drejt policit
-
S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër
-
Vdekje e dyshimtë në Kllokot, policia po e heton rastin