Një adoleshent ka vdekur dhe të paktën 163 persona janë lënduar në një shpërthim të fuqishëm në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.
Ministria ka njoftuar se zjarri shpërtheu pas goditjes nga rrufeja. 24 persona u dërguan në spital.
Shpërthimi ka ndodhur në një magazinë industriale që i përkiste një kompanie që transportonte mallra, kanë bërë të ditur autoritetet. Janë thyer edhe disa dritare në ndërtesat e banimit si pasojë e shpërthimit. Shpërthimi dhe zjarri dëmtuan gjithashtu një stacion metroje aty pranë, por nuk ndikuan në trafikun e trenave.