Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një gazetar vritet në Meksikë

Një gazetar u vra sot në afërsi të Kankunit, në lindje të Meksikës, njoftuan autoritetet lokale.

“Qeveria e shtetit të Quintana Roo shpreh keqardhje për vdekjen e gazetarit, Ruben Pat, drejtor i së përjavshmes ‘Playa News’, i cili u vra sot në mëngjes me armë zjarri në lokalitetin e Solidaridad”, shkruante në një deklaratë qeveria e këtij shteti.

Sipas informacioneve të para të vënë në dispozicion nga autoritetet, gazetari ndodhej brenda një bar kafe në momentin kur u qëllua për vdekje me armë zjarri, në këtë qytet i njohur me emrin e Playa del Carmen, që ndodhet rreth 60 kilometra nga qendra e njohur turistike e Kankunit.

Më 30 qershor, një tjetër gazetar i kësaj të përjavshme online, José Guadalupe Chan, 35 vjeç, u vra po në të njëjtin shtet në bregdetin e Karaibeve.