Një gazetar tjetër është vrarë sot në Meksikë. Leobardo Vazquez, 48 vjeç, është vrarë në qytetin Gutierrez Zamora.
Ky është gazetari i tretë i vrarë në Meksikë brenda këtij viti. Në vitin 2017 në këtë shtet janë vrarë 12 gazetarë.
Vazques drejtonte mediumin Enlace Informative Regional, ndërkaq mediet raportojnë se u qëllua për vdekje shumë pranë shtëpisë së tij.
Nga zyrtarët, ende nuk është ofruar ndonjë motiv rreth vrasjes, megjithëse mediet raportojnë se disa herë ai kishte marrë kërcënime.
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet një kryebashkiak në Meksikë gjatë festimit të Ditës së të Vdekurve
-
Tërmet i fuqishëm në Meksikë, alarm për cunami
-
Dy të vdekur gjatë festimeve për suksesin e Meksikës në Botëror
-
Forca të shumta policore në “Azteca Stadium”
-
Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos”