Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet një fotoreporter në Meksikë

Fotoreporteri meksikan, Jaime Castaño Zacarias, është vrarë pasi kishte fotografuar trupat e vdekur, të lënë në qoshe të një rruge.

Sipas raportimit të The Guardian, Zacarias kishte dokumentuar kufomat me duar të lidhura që dyshohet se ishin vrarë nga trafikantë dhe kriminelë droge.

Ai është gazetari i nëntë që vrarë brenda këtij viti në Meksikë. Policia meksikane kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka parë që në fotoaparatin e tij nuk ishin të ruajtura fotografitë që i kishte shkrepur, duke çuar në dyshime se janë vjedhur nga vrasësit e mundshëm.

Meksika është nga vendet që ka më së shumti gazetarë të vrarë në vitet e fundit. Nga viti 2000, të paktën 119 gazetarë janë vrarë.

Artikuj të ngjashëm