Një foshnjë është lindur në një varkë të mbushur me migrantë, e cila po udhëtonte nga Afrika në Ishujt Kanarine, kanë thënë rojet bregdetare spanjolle.
Ata kanë publikuar një fotografi të foshnjës që shpëtohet bashkë me nënën në mesin e një turme migrantësh të tjerë.
Ekipi i shpëtimit beson se e arriti varkën sapo gruaja kishte lindur foshnjën. Kapiteni i anijet së shpëtimit ka thënë se e dinin që në bord ishte një grua shtatzënë, por se u befasuan kur gjetën një foshnjë të lindur rreth 20 minuta para se të shkonin ata.
Ekipi gjeti nënën në dyshemenë e varkës, ndërsa foshnjën po e mbante një person tjetër aty.
Nëna dhe foshnja janë dërguar me helikopter në spital dhe raportohet se janë mirë.
Kalimi nga Afrika në Ishujt Kanarine është i rrezikshëm. Mbi 46,800 migrantë kanë kaluar vitin e kaluar për të arritur ishujt.
-
Besohet për 17 të vdekur teksa po përpiqeshin të arrinin në ishujt e Spanjës
-
Të paktën 50 persona mbyten gjatë udhës për në Ishujt Kanarine
-
Gjenden 14 trupa në një varkë me emigrantë në jug të Kretës
-
Të paktën 34 të vdekur pas fundosjes së një barke në Senegal që barte migrantë
-
Të paktën 139 të vdekur, mes tyre fëmijë, pasi një varkë u përmbys pranë Xhibutit