Senatori amerikan Lindsey Graham tha në Podgoricë se Shtetet e Bashkuara janë mik dhe partner i Malit të Zi, raportoi "Zëri i Amerikës".
“Kongresi është aleati juaj, dhe shpresojmë që në vitin 2020 t’i dëshmoni vetes dhe botës se demokracia mbetet në Mal të Zi përgjithmonë," tha senatori republikan, i cili vizitoi Malin e Zi në krye të një delegacioni të Kongresit amerikan.
Delegacioni përgëzoi Malin e Zi për reformat në shoqërinë malazeze dhe shprehu gatishmërinë e Kongresit për të ndihmuar në forcimin e rolit të Malit të Zi në rajon.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në takim me Senatorin Graham falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e vazhdueshme. “Pa mbështetjen e SHBA, tha ai, Mali i Zi nuk do të ishte aty ku është sot. Ai tha se Mali i Zi vlerëson bashkëpunimin dhe ndihmën në forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve.
Delegacioni u prit në takime të ndara edhe nga kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe nga presidenti malazez Milo Gjukanoviq.
-
Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së
-
SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE
-
Abazoviq takohet me Osmanin: Mali i Zi po promovon bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon
-
SHBA-ja për korrupsionin në Mal të Zi: Situatë shqetësuese
-
Pomepo konfirmon mbështetjen e SHBA-së për Malin e Zi