Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për korrupsionin në Mal të Zi. Këtë e ka theksuar zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili është në vizitë zyrtare në Malin e Zi.
Pas takimit që Eskobari zhvilloi me presidentin e Malit te Zi Gjukanoviq.
Ambasada amerikane në Podgoricë, theksoi se Escobar gjatë takimit “theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për korrupsionin e rrënjosur në vend dhe inkurajoi Malin e Zi që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në trajtimin e sfidave rajonale”.
Ndërkaq, në një komunikatë të zyrës së presidentit Gjukanoviq, theksohet se bashkëbiseduesit ranë dakord se problemet e paqëndrueshmërisë në rajon nuk mund të zgjidhen pa një perspektivë të qartë të integrimit evropian.
Zyrtari i lartë amerikan do të takohet sot me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç dhe me kryetarin e parlamentit, Aleksa Beçiq.
Situata në Malin e Zi mbetet shqetësuese për shkak të krizës që ka përfshirë pushtetin dhe zgjedhjet e parakohshme në këtë vend duken pranë. /euronews
-
Zenka: Situata në Mal të Zi është shqetësuese, proserbët po bëjnë të pamundurën të çnjihet Kosova
-
Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së
-
SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE
-
Escobar: Korrupsioni, problem i madh për Ballkanin Perëndimor
-
Abazoviq njofton për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë