Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi të hënën ka thënë se ky vend është partner i fortë i NATO-s dhe se e mbështet rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin malazias, Milojko Spajiq, O’Brien është shprehur krenar që po qëndron të hënën në Mal të Zi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me këtë Qeveri ka mundësi për të filluar një integrim më të thellë, jo vetëm evropian, por transatlantik. Ne mbështesim qëllimin e Malit të Zi për të qenë anëtar i BE-së”, ka thënë O’Brien, raportoi transmetuesi publik i Malit të Zi.

Në adresimin për shtyp, Spajiqi ka thënë se temë kryesore e takimit me O’Brien ishte ekonomia, teksa ka theksuar se pret rezultate të mëdha sa i përket tregut malazias.

“Ne presim që ekonomia amerikane të jetë më e interesuar për tregun tonë. Kemi 90 reforma që duhet të zbatohen për t'iu afruar tregut të BE-së. Presim më shumë tregti, investime dhe turistë nga Amerika”, ka thënë Spajiqi.