Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nigeria shpëton 100 nëna e fëmijë që ishin kidnapuar

Autoritetet në veriperëndim të Nigerisë, kanë thënë se kanë liruar 100 gra dhe fëmijë – kryesisht nëna që kujdesen për foshnjat – që janë rrëmbyer nga banditët.

Ky grup i grave dhe fëmijëve është rrëmbyer më 8 qershor në rajonin Zamfara.

Katër persona patën vdekur në incident.

Qeveria e rajonit Zamfara, ka thënë se këta persona janë liruar pa paguar asnjë detyrim, mirëpo pa dhënë më shumë hollësi.

Personave të liruar do t’iu garantohen kontrollet shëndetësore dhe do të intervistohen para se të kthehen në shtëpi.

Edhe Kidnapuesit në Nigeri vrasin 38 pengje Botë Kidnapuesit në Nigeri vrasin 38 pengje

Një mori kidnapimesh kanë ndodhur në këtë rajon në muajt e fundit.

Prej dhjetorit të vitit 2020, më shumë se 1.000 persona janë rrëmbyer.

Shumica më pas janë liruar, pas kryerjes së pagesave për rrëmbyesit, por disa edhe janë vrarë.

Autoritetet kanë fajësuar për këto incidente banditët, hajnat e armatosur dhe milici tjera që veprojnë në këtë rajon dhe janë tejet të motivuar nga paratë.

Edhe Ushtria e Nigerisë vret gabimisht 16 civilë Botë Ushtria e Nigerisë vret gabimisht 16 civilë

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka urdhëruar ushtrinë që të luftojë kriminelët në Zamfara dhe rajonet fqinje, Kaduna dhe Katsina.

Më herët gjatë kësaj jave, përgjatë një bastisjeje kundër një grupi kriminal, një aeroplan i forcave ajrore nigeriane është rrëzuar në kufirin mes rajoneve Zamfara dhe Kaduna. \Rel