Rreth 100 persona, përfshirë gra e fëmijë, janë shpëtuar pas më shumë se dy muajsh nga dita e rrëmbimit nga grupet e armatosura në Nigerinë veriperëndimore, ka njoftuar policia vendase.
Në mesin e pengjeve ishin edhe 19 foshnja dhe dhjetëra fëmijë, ka thënë Ajuba Elkana, shef i policisë lokale në shtetin Zamfara.
Shumica këmbëzbathur dhe me veshmbathje të rreckosura, pengjet janë dërguar me autobus në Gusau, kryeqytet i shtetit të Zamfarës.
Fëmijët dhe foshnjat kishin vuajtur pasojat e kequshqyerjes.
21 fëmijët e liruar do t’u kthehen bankave shkollore, duke sjellë shpresë në Nigeri, ku grupe të ndryshme të armatosura po trazojnë familjet në pjesë me konteste të ndryshme politike në vend.
Artikuj të ngjashëm