Kidnapuesit kanë liruar të gjitha 279 vajzat e rrëmbyera nga një shkollë në Nigeri javën e kaluar, ka thënë guvernatori i Zamfaras.
Vajzat u rrëmbyen të premten e kaluar nga një shkollë e mesme në qytetin Jangebe. Raportet fillestare tregonin që 317 vajza u morën nga shkolla nga një bandë e armatosur.
Disa arritën të shpëtonin në kohën e rrëmbimit, ndërsa pjesa tjetër e vajzave u liruan sot.
Raportet tregojnë se vajzat ishin të veshura me hixhab gjatë lirimit, ndërsa mes tyre kishe edhe 10-vjeçare.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 300 vajza të liruara i nënshtrohen ekzaminimit, pas rrëmbimit në Nigeri
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Lirohen 280 nxënës nigerianë që ishin kidnapuar këtë muaj
-
Shkon në 280 numri i nxënësve të rrëmbyer në Nigeri
-
Rrëmbehen më shumë se 100 nxënës në Nigeri