Më shumë se 280 nxënës nigerianë janë kidnapuar në qytetin veri-perëndimor të Kurigas, Nigeri, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Nxënësit ishin jashtë shkollës kur dhjetëra motoristë të armatosur po silleshin andej, kanë treguar dëshmitarët, raportoi BBC.
Nxënësit ishin mes moshave tetë dhe 15 vjeç. Bashkë me nxënësit raportohet se është rrëmbyer edhe një mësimdhënës.
Grupet kidnapuese, të njohura si banditë, kanë kapur qindra njerëz në vitet e fundit, veçanërisht në veri-perëndim.
Sidoqoftë, ka pasur reduktim në grabitjet masive të fëmijëve në vitet e kaluara, deri në këtë javë kur ndodhi grabitja e qindra nxënësve.
Edhe
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
Kidnapimi është konfirmuar nga Uba Sani, guvernator i shtetit Kaduna, ku përfshihet Kuriga.
AI ka thënë se 187 nxënës janë zhdukur nga shkolla e mesme dhe 125 nga shkolla fillore, por 25 prej tyre janë rikthyer që atëherë.