Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirohen 280 nxënës nigerianë që ishin kidnapuar këtë muaj

Mbi 280 nxënës nigerianë, që ishin kidnapuar në qytetin veriperëndimor të Kurigas më herët këtë muaj, janë liruar “të padëmtuar”, kanë thënë zyrtarët të dielën raporton “BBC”.

Guvernatori i shtetit Kaduna, Uba Sani, nuk ka dhënë detaje për lirimin. Kishin mbetur vetëm pak ditë para se të përfundonte afati përfundimtar që kidnapuesit kishin dhënë për t’u bërë pagesa për lirimin e pengjeve.

Fëmijët, të moshave 8 deri 15 vjet, dhe një mësues, ishin kidnapuar më 7 mars.

Bandat e kidnapuesve kanë kidnapuar mijëra persona në vitet e fundit, veçanërisht në veriperëndim të Nigerisë.

Pengjet zakonisht lirohen pasi bëhet pagesa. Kësaj radhe, kriminelët kishin kërkuar 690 mijë dollarë. Qeveria kishte thënë se nuk do të paguajë asnjë shumë.

Edhe Shkon në 280 numri i nxënësve të rrëmbyer në Nigeri Botë Shkon në 280 numri i nxënësve të rrëmbyer në Nigeri

Në një deklaratë, guvernatori i Sanit ka përgëzuar presidentin e Nigerisë, Bola Tinubu, se “është përkujdesur që nxënësit e Kurigas të lirohen pa u dëmtuar”.

“Ushtria e Nigerisë po ashtu meriton lëvdatë se ka treguar se me kurajë, përkushtim e vendosmëri, këto elemente kriminale mund të luftohen dhe siguria mund të kthehet në komunitetet tona”, tha Sani.