Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, ka thënë se “asnjë monedhë” nuk do t’u jepet kidnapuesve për lirimin e mbi 280 nxënësve të marrë peng javën e kaluar.
Kidnapuesit, të cilët i kanë kontaktuar familjarët, janë duke kërkuar 600,000 dollarë për lirimin e fëmijëve të tyre, raportoi BBC.
Ata kanë kërcënuar me vrasjen e pengjeve nëse kërkesa nuk plotësohet.
Një shef lokal i ka thënë BBC-së se fëmijët janë në kushte të tmerrshme, dhe se ata janë të moshave ndërmjet 7 dhe 12 vjeç.
Jibrin Gwadabe ka thënë se rrëmbyesit e kishin thirrur atë për të kërkuar lirimin e fëmijëve të rrëmbyer më 7 mars, duke përdorur telefonin e drejtorit të shkollës që u kap së bashku me nxënësit e tij nga qyteti i vogël Kuriga, në shtetin veriperëndimor Kaduna.
Pagimi i haraçit është bërë ilegal në vitin 2022 në Nigeri.
Edhe
Lirohen 280 nxënës nigerianë që ishin kidnapuar këtë muaj
Në të kaluarën, disa pengje ishin liruar pas negociatave me autoritetet, por zyrtarët e kanë mohuar se kishin paguar haraç për lirimin e tyre.
https://www.koha.net/bote/411954/shkon-ne-280-numri-i-nxenesve-te-rrembyer-ne-nigeri/