Me qindra nxënëse nigeriane të rrëmbyera javën e kaluar nga shkolla në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Zamfara, janë liruar të martën.
Ato do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor para ribashkimit me familjarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVajzat e liruara, të veshura me ferexhe të kaltra dhe këmbëzbathur, janë duke u mbajtur aktualisht në ndërtesën e qeverisë në Gusau.
Persona të armatosur i kishin rrëmbyer vajzat nga shkolla e lartë qeveritare për vajza në qytetin Jangebe gjatë së premtes, në valën më të fundit të rrëmbimit të nxënëseve në shtetin e Afrikës Perëndimore.
Policia dhe ushtria kishin ndërmarrë një operacion të përbashkët për shpëtimin e nxënëseve, rrëmbimi i të cilave kishte nxitur reagime kudo në botë.