Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu vazhdon planin për ofensivën në Rafah pavarësisht lutjeve nga jashtë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka insistuar se trupat e tij do të avancojnë në qytetin Rafah të Gazës, duke sfiduar lutjet nga jashtë që ta rishqyrtojë vendimin e tij.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë në mesin e atyre që e kanë paralajmëruar Netanyahun. Por, Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë e tij të përgatitet për sulm tokësor.

Rreth 1.4 milionë palestinezë po strehohen në Rafah, i cili tashmë është nën bombardime ajrore.

Netanyahu u zotua të vazhdojë me sulm “të fuqishëm”, duke deklaruar se Hamasi duhet të eliminohet nga qyteti jugor, raportoi BBC.

“Do të luftojmë deri në fitore të plotë dhe kjo përfshin aksionin e fuqishëm në Rafah pasi ta lejojmë popullatën civile të largohen nga zonat e luftës”, ka theksuar ai.

Macroni e ka telefonuar të mërkurën Netanyahun dhe i ka thënë se operacionet në Gaza “duhet të pushojnë”.

Edhe Netanyahu thotë se e ka caktuar datën për ofensivë në Rafah Botë Netanyahu thotë se e ka caktuar datën për ofensivë në Rafah

Kryeministrat e Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re lëshuan deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësim të madh se operacioni ushtarak në Rafah do të ishte “katastrofik”.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, paralajmëroi se njerëzit në Rafah që nuk kanë ku të shkojnë tjetër “nuk munden thjesht të zhduken në ajër”.