Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu kërkon evakuimin e popullsisë nga Rafah

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka udhëzuar ushtrinë që të planifikojë “evakuimin e popullsisë” nga Rafahu, bashkë me “zhdukjen” e Hamasit në këtë qytet jugor të Gazës, bëri të ditur zyra e tij në një deklaratë të premten.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet të jenë në Rafah. Shumica janë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Kombeve të Bashkuara.

Netanyahu tha të enjten se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të “shkojnë së shpejti në Rafah, bastionin e fundit të Hamasit”.

Rafah është qendra e fundit e madhe e popullsisë në Gaza që nuk është e pushtuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Më herët, Egjipti, që ndan kufirin me Rafahun, ka thënë se çdo operacion tokësor në zonën e Rafahut, apo ndonjë zhvendosje e madhe përtej kufirit, do të minonte traktatin 40-vjeçar të paqes që ka me Izraelin.

Artikuj të ngjashëm