Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli planifikon t’i largojë palestinezët nga Rafahu para një ofensive

Ushtria izraelite ka thënë se planifikon të drejtojë një pjesë të konsiderueshme të 1.4 milionë palestinezëve të zhvendosur që jetojnë në Rafah, drejt "ishujve humanitar" në qendër të territorit, përpara ofensivës së saj të planifikuar në zonë.

Fati i njerëzve në Rafah ka qenë shqetësimi kryesorë i aleatëve të Izraelit – përfshirë Shteteve të Bashkuara dhe grupeve humanitare, të shqetësuara se një ofensivë në rajonin e mbushur me kaq shumë njerëz të zhvendosur, do të ishte një katastrofë. Rafah është gjithashtu pika kryesore hyrëse e Gazës për ndihmat e nevojshme, raportoi AP.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se një ofensivë në Rafah është thelbësore për të arritur qëllimin e deklaruar të Izraelit për të shkatërruar Hamasin pas sulmit të militantëve të 7 tetorit, në të cilin rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë dhe rreth 250 u morën peng dhe u sollën në Gaza. Pushtimi i Gazës nga Izraeli ka l֝ënë të vdekur më shumë se 31,000 njerëz, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës, dhe ka zhvendosur rreth 80% të 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit, adm. Daniel Hagari, ka thënë se zhvendosja e atyre në Rafah në zonat e përcaktuara, për të cilën ai tha se do të bëhej në koordinim me aktorët ndërkombëtarë, ishte një pjesë kyçe e përgatitjeve të ushtrisë për pushtimin e parashikuar të Rafahut, ku Izraeli thotë se Hamasi mban katër batalione që dëshiron t'i shkatërrojë.